Caka: Ndërhyrjet e hershme çelësi për parandalimin e krimit te të miturit

Psikologia Loreta Caka ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores së Ora News, Sonila Musai.

Në fjalën e saj psikologia tha se sistemi i drejtësisë duhet të sigurojë jo vetëm ndëshkimin, por edhe trajtimin e nevojshëm psikologjik dhe shoqëror për të miturit dhe të rinjtë që bien pre e dhunës ose shkelin ligjin.

Ndërhyrjet e hershme, sipas saj, janë vendimtare për të parandaluar krimet.