E moshuara në Korçë bie aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2025, 21:58
Një 85-vjeçare në Korçë ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i banesës në një pallat në lagjen nr.18 të qytetit.
Sipas informacioneve, e moshuara dyshohet se është rrëzuar nga ballkoni aksidentalisht ndërsa ka mbetur midis murit dhe motorit të kondicionerit që ka pallati.
Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse që kanë bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarës.
Aktualisht ajo po merr ndihmën mjekësore në banesë nga mjekët që shkuan me ambulancë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
