Diell dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për ditën e sotme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2025, 07:27
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësira të pakta kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8m/sek.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.
