Napoli, 124,5 milionë për tu shpenzuar
Edhe pasi ka bërë për vete spanjollin Raul Albiol dhe futbollistë të tjerë Napoli nuk ka ndërmend të ndalet me kaq në merkato.Janë plot 124,5 milionë euro për tu investuar në merkaton e verës. Shitja e Edinson Cavanit solli 64,5 milionë në arkat e klubit italian plus 60 të tjera që ndodheshin më parë. Shumë para që do të investohen për të sjellë në San Paolo një sulmues klasi, i denjë për të zëvëndësuar uruguajanin.Në pole-position janë Damiao dhe Higuain, por kujdes edhe pistën Gilardino, i cili ka eksperiencën e duhur në Serie A. Ndërsa emrat e tjerë janë Matri dhe Suarez.Gjithësesi prioritet për Napolin mbetet sulmuesi brazilian i Internacional Porto Allegre, për të cilin kërkohen 25 milionë, ndërsa De Laurentiis nuk lëviz nga 21-22 milionë.