“RENEA do i ekzekutonte nëse ...”/ Basha: Rasti në Orosh, i izoluar! Kishin armatim të '97-ës! Uka, ushtarak fillestar në Irak
Eksperti Faik Basha thotë se një nga personat të cilë mbanin armatime në Orosh dhe u përballën me policinë, Hamza Uka ka qenë ushtarak fillestar në Irak.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Basha u shpreh se rasti në Orosh është i izoluar dhe se dy terroristët kishin armatim të vitit 1997.
“Nuk ka qenë oficer. Ka qenë ushtarak fillestar, nga niveli më i ulët. Ka kryer një mision, nuk është rekrutuar.
Për shkak të stërvitjeve, mund të ketë mbledhur informacione të grupeve terroriste, por jo të krijojë kontakte, është jashtëzakonisht e vështirë. Nga ana e shërbimeve tona inteligjente është bërë një punë e jashtëzakonshme.
Shqipëria ka pasur një shkëmbim informacioni dhe goditje të këtyre elementëve të lidhura me grupet terroriste. Ky rasti që ne po diskutojmë, është i izoluar.
Patjetër që duhet të hetohet. Thuhet se është nga banorët e zonës që ka pasur edhe persona të tjerë. Nëse është e vërtetë, duhet parë edhe ata që e mbështesin.
Banesa është e fortifikuar, nuk ka punime ekstra, as tunele. Është thjesht godinë e ndërtuar për shkaqe natyrore. Armatimi ishte i 1997.”, theksoi ai.
"RENEA do i ekzekutonte"
Faik Basha tha se policia ka qenë në ndjekie të këtij aktiviteti dhe se duhet të hetohet çdo person që ka pasur kontakt me ta.
Më tej, Basha shtoi se sjellja e forcave Renea ishte tejet profesionale, dhe nëse do të hasnin kërcënime mund t’i ekzekutonin.
“Baza do më shqetësonte nëse do ishte në qendra të banuar dhe do kishte akses që të rekrutonte njerëz të tjerë. Nuk dua të besoj që zbulimi i tyre nga policia ka qenë rastësor.
Për shkak se ka pasur disa tentativa për shtëpi bari në këto zona, mund të ketë qenë një kontroll rutinë i forcave. Policia ka qenë në ndjekje të këtij aktiviteti.
Duhet të hetohet çdo person që ka pasur kontakt për të pastruar vendin. Sjellja e repartit Renea, është rritur shumë në aspektin profesional, nuk kanë pasur asnjë fakt për kërcënim.
Nëse do kishte ndonjë kërcënimm Renea do i ekzekutonte. Ndërhyrja pa elementë shtesë në godinë ku mund të ishte dhe i minuar nuk më pëlqeu.
Ka pasur sjellje profesionale, dhe pavarësisht se ka grupe negociatore nuk është repart që merret me negocime.”

