“FAKE NEWS”? Si qëndron e vërteta e fotos së 2019-ës? Manjani: Si ka mundësi që fotoja në celularin e Berberit ka përfunduar në dorën e Gazment Bardhit?

Një foto po qarkullon gjerësisht në disa portale dhe rrjete sociale pasditen e sotme, është përdorur politikisht për të aluduar se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhej së fundmi në një apartament privat (zona e Nobis) ku ka mbledhur bashkëpunëtorët e saj “për të ndarë tendera”.

Por si qëndron e vërteta?

Një variant tjetër po qarkullon në mediat online, ku "Kryefjala.com" thotë se bëhet fjalë për një mashtrim mediatik dhe sulm politik, pasi saj fotografia nuk është e kohëve të fundit, por i përket vitit 2019, gjatë festës së 20-vjetorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), e mbajtur në Pallatin e Brigadave.

Pamjet e ceremonisë u publikuan atëherë në disa media si pjesë e protokollit zyrtar, ku të pranishëm ishin jo vetëm drejtues të institucionit, por edhe figura të tjera të qeverisë. 

Reagimet

“FAKE NEWS”? Si qëndron e vërteta e fotos së

Rikthimi i fotos së vjetër në një kontekst të ri ka shkaktuar reagime të shumta, por qytetarë dhe komentues po akuzojnë portalet për manipulim dhe keqinformim me FAKE NEWS.

Një reagim i tillë vjen edhe nga ish-ministri i Drejtësisë, tashmë avokat, Ylli Manjani, i cili përmes rrjeteve sociale shkon përtej saj dhe ngre shqetësimin se si ka mundësi që kjo foto që gjendet në celularin e sekuestruar nga SPAK-u të Elvis Berberit ka përfunduar në duart e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi?!

Dhe në këtë kontekst, Manjani ngre dhe shqetësimin se mos SPAK- me veprimet e tij po i shërben nxitjes së reagimit popullor për të akuzuarit të tij.

JA REAGIMI I PLOTË I YLLI MANJANIT

Kjo foto e bërë nga Ervis Berberi, duket qartë që nuk është mjedis shtëpie.  Ky mjedis gjendet në Pallatin e Brigadave.

Por pavarësisht kësaj, pyetja themelore që kam është kjo:

Si gjendet kjo foto në dorë të Gazmend Bardhit, nga celulari i sekuestruar e Ervis Berberit?!

Në ç'rrethana ligjore, apo proçedurale kjo foto, e cila nuk është pjesë e asnjë fashikulli gjykimi dhe, nuk gjendet në asnjë dosje të asnjërit prej të pandehurve, ka dalë nga memoria e celularit të Ervis Berberit dhe gjendet në dorë të Gazit?!

Shikoni, kjo foto në vetvete nuk shërben si provë e as si indicie për hetimet që janë në proçes. Ndaj dhe nuk gjendet në asnjë dokument zyrtar të dosjeve me akuzat e bëra.

Kjo foto provon vetëm një gjë: që SPAK nxit drejtësinë popullore dhe politike ndaj personave që ka nën hetim. Huq i përhershëm ky...????

Dalja e kësaj foto në publik, përbën akt flagrance ndaj prokurorit të çështjes, i cili duhet të japë llogari për këtë gjë.

Ai është rojtari i të dhënave hetimore. Askush tjetër, përveç atij nuk ka përgjegjësi për nxjerrjen në publik e të dhënave personale të personave.

Gaz Bardhi, i cili kërkon të lajë turpin e dështimit politik për humbjen më të thellë në Fier, është i gatshëm të bëjë lajmësin e SPAK të drejtësisë popullore, qoftë dhe me gënjeshtra. Sidoqoftë përhapësi i të dhënave që i jep SPAK, nuk e bën atë fitues në zgjedhje, por temë tjetër kjo.

Përgjegjës ligjor për nxjerrjen e kësaj foto është Prokurori i SPAK.

Ky nuk është thjesht skandal, por sjellje anti kushtetutë e anti ligj nga ana e prokurorëve.

Kam kohë që e denoncoj këtë fenomen. Kjo e sotmja është provë tjetër e kësaj sjellje dhune ndaj personit dhe drejtësisë.

Kaq.