Binjaku: Pritshmëritë e paarritshme po na çojnë drejt divorcit
E ftuar në emisionin “Epiqendër”, moderuar nga Sonila Musai, sociologia Entela Binjaku komentoi raportin e fundit të INSTAT, i cili tregon se numri i martesave në Shqipëri ka rënë, ndërsa divorci vijon të rritet.
Binjaku u shpreh se një nga faktorët kryesorë që po ndikon në këto shifra është modeli i gabuar i pritshmërive që shoqëria ua transmeton të rinjve.
Ajo theksoi se shpesh krijohet ideja se një partner duhet të ketë standarde të larta financiare, të cilat realisht janë të paarritshme për shumicën.
“Ne duhet të shkojmë drejt ndryshimit të mentalitetit, sepse këto modele na çojnë drejt divorcit.
Nëse ne u japim të rinjve idenë se duhet të kenë një shtëpi që kushton 200 mijë euro, me çfarë do ta arrijnë ata këtë?
Me këto paga kaq të ulëta?” – u shpreh sociologia.
