Vra*ja e Fatbardh Licit/ SPAK mbyll hetimet për Bajrat e Shkodrës dhe besnikët e tyre
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2025, 18:56
SPAK ka mbyllur hetimet për Safet e Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin për vrasjen e Fatbardh Licit dhe ka dërguar dosjen hetimore për vlerësim paraprak në Gjykatën e Posacme.
Një vajzë me lidhje intime me Safet Bajrin ndërkohë është akuzuar për përkrahje të autorit të krimit.
Fatbardh Lici, u vra me breshëri plumbash në 10 gusht 2018, teksa ndodhej në kafe në Shkodër.
Krimi dyshohet se është pasojë e përplasjes së vazhdueshme mes fiseve Lici dhe Bajri në Shkodër.
