Parashikimi i motit për sot dhe nesër (25 Nëntor 2025)
Gadishulli i Ballkanit do të goditet nga një sistem i fuqishëm vranësirash, duke shkaktuar probleme me përmbytjet në disa zona.
Përkeqësim paraqitet edhe në Europën Qendrore dhe Ishujt Britanikë, me reshje shiu dhe dëbore me intensitet të lartë.
Ndërkohë, gadishulli Skandinav, Iberik dhe vendet Lindore do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, me temperatura të ulëta.
Sipas MeteoAlb: përkeqësimi i motit sjell vranësira dhe reshje e shiut e dëbore ,ku ne Veriperëndim dhe Jugperëndim shirat paraqiten në formë shtrëngatash me stuhi.
Pasditja vazhdon me rrebeshe në bregdet ,ndërsa zonat malore do të mbeten me reshje dëbore.
Temperaturat luhaten nga 2°C në 22°C.
Era fryn mbi 85 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim mbi 7 ballë.
Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në Lindje të Europës sjell reshje dëbore në Europën Lindore dhe në Alpe.
Më problematike paraqitet situata në brigjet e Egjeut dhe Detit të Zi.
Ndërsa gadishulli Iberik, Ishujt Britanikë dhe Skandinavia qëndrojnë nën masa ajrore të qëndrueshme me mot të kthjellët, por të ftohtë.
Sipas MeteoAlb: Paraditja sjell vranësira të shpeshta me reshje shiu, më të dukshme në Veriperëndim dhe në Qendër të vendit.
Zonat e thella malore paraqiten me reshje dëbore.
Orët e vona të mbrëmjes sjellin rënie të intensitetit të reshjeve. Temperaturat luhaten nga 5°C deri në 19°C.
Era do te fry mbi 40 km/h nga verilindja, duke sjellë dallgëzim mbi 3 ballë.
