Gjykimi i zyrtarëve të lartë/ Bushati: Imuniteti nuk ekziston më që nga viti 2012
Pedagogia, Endira Bushati e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se imuniteti në kuptimin klasik nuk ekziston më që nga viti 2012.
Bushati: Në këndvështrimin tim personal çështja nuk është juridike fare.
Njëherë për ta sqaruar për publikun, imuniteti në kuptimin klasik nuk ekziston më që nga viti 2012.
Me ndryshimet e Kushtetutës që janë bërë në vitin 2012, imunitet nuk ka më.
Në kuptimin klasik që ishte që ndjekja penale e zyrtarëve penal të lartë të bëhej me autorizimin e Kuvendit.
Nëse e kujtoni më pëpara këtij viti zyrtarët e lartë gjykoheshin nga gjykata e Lartë në juridiksion fillestar.
Që do të thotë nuk kalonin shkallët e tjera të gjyqësorit për tu gjykuar.
Prsh po them rastin e Lul Bashës, vetëm në gjykatë të Lartë që e mbylli me procedurë.
