NJOFTIMI/ Rënia e masivit shkëmbor në digën e Bovillës, këto zona të Tiranës do të mbeten pa ujë

Shkëputja e masivit të gurëve pak ditë më parë në afërsi të digës së Bovillës ka bërë që disa zona në Tiranë të mbeten pa ujë.

Sipas Ujësjellës Kanalizime Tiranë rrëshqitja e masivit shkëmbor ka shkaktuar një defekt në tubin DN 900, i cili do të sjellë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit.

Sipas UKT, zonat që do të kenë kufizime janë zona e Qendrës, zona e Laprakës, zona e 21 Dhjetorit, zona e Ish-Parkut, zona e Tiranës së Re, zona e Bllokut dhe zona e Yzberishtit.

NJOFTIMI

Si pasojë e rrëshqitjes së një masivi shkëmbor në afërsi të digës së Bovillës, ëshë shkaktuar një defekt në tubin DN 900 gize, i cili do të sjellë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në këto zona:

Zona e Qendrës

Zona e Laprakës
Zona e 21 Dhjetorit

Zona e Ish-Parkut

Zona e Tiranës së Re

Zona e Bllokut

Zona e Yzberisht

Grupet e punës po punojnë me intensitet të lartë për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve të zonave të prekura .

Për çdo informacion, mund të kontaktoni pa pagesë në numrin 0800 44 88, si edhe nëpërmjet aplikacionit Tirana Ime.