Avdyli: Procesi i divorceve po shpejtohet, vetëm në 2025 ka 79 raste me ndërmjetësim

E ftuar në emisionin “Epiqendër”, moderuar nga Sonila Musai, kryetarja e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimit, Drita Avdyli, foli në lidhje me raportin e INSTAT, i cili tregon rënie të martesave dhe rritje të divorceve në Shqipëri.

Avdyli u shpreh se numri i çifteve që i drejtohen ndërmjetësimit për t’u ndarë është rritur ndjeshëm vit pas viti, duke treguar një tendencë të qartë drejt rritjes së divorceve dhe shpejtimit të procedurave.

“Procesi i ndarjes është bërë shumë i shpejtë.

Vetëm gjatë vitit 2025 kemi pasur 79 raste që kanë ardhur për ndërmjetësim, dhe shumica e tyre janë çifte që e kanë vendosur tashmë se do të divorcohen,” u shpreh Avdyli.