Caka: Gratë kërkojnë pavarësi ekonomike ndaj po i shtyjnë martesat
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2025, 19:27
Gjatë një interviste në emisionin “Epiqendër” moderuar nga Sonila Musai, psikologia Loreta Caka komentoi raportin e fundit të INSTAT, i cili tregon një rënie të numrit të martesave dhe një rritje të ndjeshme të divorceve në vend.
Caka u shpreh se ky trend lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet sociale dhe ekonomike, veçanërisht me rolin në rritje të grave në tregun e punës.
Sipas saj, femrat po kërkojnë më shumë pavarësi ekonomike, një faktor që shpesh bën që ato të shtyjnë krijimin e një martese, duke i dhënë përparësi ndërtimit të karrierës.
