Ruçi: Vajzat sot kërkojnë të plotësojnë listën e kushteve, partneri shihet më shumë si figurë
E ftuar në emisionin “Epiqendër”, moderuar nga Sonila Musai, psikologia Elda Ruçi komentoi raportin e fundit të INSTAT, i cili tregon rënie të martesave dhe rritje të divorceve në Shqipëri.
Ruçi u shpreh se një nga arsyet kryesore lidhet me ndryshimin e pritshmërive që të rinjtë, veçanërisht vajzat kanë për partnerin dhe lidhjen në përgjithësi.
Sipas saj, bisedat e para në një marrëdhënie shpesh fokusohen te aspektet materiale.
“Gjëja e parë që dëgjon nga vajzat sot është: sa shtëpi ke, sa makina ke, çfarë pune bën, sa e ke rrogën.
Ato duan të plotësojnë një listë kriteresh dhe partnerin e shohin më shumë si figurë sesa si bashkëshort të ardhshëm,” u shpreh Ruçi.
Ajo theksoi se ky qasje e bën marrëdhënien më të brishtë, pasi ndërtimi i çiftit nuk mbështetet tek lidhja emocionale dhe bashkëpunimi, por tek standardet ekonomike që vendosen në fillim.
