U kap duke vjedhur mjetin e parkuar, arrestohet 33-vjeçari në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2025, 15:08
Policia ka arrestuar një 33-vjeçar në Durrës.
Ai u arrestua nga forcat blu, pasi u kap duke vjedhur një automjet të parkuar në Shijak.
Policia ka shoqëruar të arrestuarin drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi:
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi është konstatuar duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 33 vjeç, banues në Manëz, Durrës, pasi më datë 24.11.2025, në orën 19:00, në fshatin Sallmone, Shijak, dyshohet se ka tentuar të vjedhë një automjet të parkuar, në pronësi të shtetases A. H.
