Aksidentohen dy makina në Vlorë, njëra e Policisë Bashkiake, dy të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2025, 14:28
Dy automjete janë përfshirë në një aksident mesditën e kësaj të marte në Vlorë, pranë fshatit Drashovice.
Sipas informacioneve paraprake, në automjet ndodheshin punonjës të bashkisë Selenicë ndërsa përplasja ka shkaktuar dy të lënduar.
Drejtuesi i mjetit të Policisë Bashkiake ka marrë dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital.
Edhe drejtuesi i mjetit tjetër është në pritje të ambulancës në vendngjarje.
Rrethanat e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa policia po punon për të përcaktuar shkakun dhe dinamikën e përplasjes.
