Skënderbeu ndal azerët, kualifikimi vendoset në Korçë

Gjiganti shqiptar, Skënderbeu i Korçës, ka arritur të nxjerrë një barazim pa gola në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Baku ndaj Neftchit.Kampioni shqiptar shkoi në Baku si jofavorit i madh për këtë sfidë ndaj ekipit që ka luajtur viteve të kaluara në garën elite të futbollit evropian.Por, ekipi shqiptar nuk u tregua inferior, duke rrezikuar jo rallë herë portën, por edhe duke u mbrojtur në mënyrë efikase falë strategjisë së mirë të trajnerit.Në fund, ndeshja përfundoi me rezultat 0-0 që u konsiderua befasi e dorës së parë për shkak të favorizimit të madh të Neftchit për këtë takim.Tani skuadra shqiptare duhet t'i shtrëngojë dhëmbët në ndeshjen kthyese në shtëpi pas një jave.Në rast se Skënderbeu fiton, atëherë do të kualifikohet në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Aty mund të takohet me gjigantë evropianë si Arsenali dhe Milani.