Mourinho tek Chelsea e nisë me fitore

Jose Mourinho ka arritur fitoren e parë pas rikthimit në Chelsea në ndeshjen e parë të tij. Në miqësoren e zhvilluar ndaj yjeve të Singaporit,Chelsea e fitoj ndeshjen me rezultat 1 me 0. Të vetmin gol në këtë takim e shënoj Romero Lukaku nga penalltia në minutën e 34 të ndeshjes.Oferta e cila u raportua të jetë refuzuar nga Manchester United për Wayne Rooneyn, e të cilën e ka bërë Chelsea, duket se vërtet ka ekzistuar. Këtë e ka konfirmuar Jose Mourinho në një intervistë për Chelsea TV.Mourinho ka shfrytëzuar televizionin e klubit për të konfirmuar ofertën për Rooneyn. Ai pos interesimit për sulmuesin anglez, ka tallur Arsenalin, duke thënë se ai nuk do të lejojë largimin e top lojtarëve të klubit."Chelsea është i interesuar për lojtarin, kemi bërë ofertë dhe atë që e bëmë, e bëmë zyrtarisht. Tani nuk kemi asgjë më shumë për të thënë, ne duam lojtarin, ne bëmë ofertën, tani është në dorë të United të vendosë"."Nenuk duam të bëjmë publike ofertën, por është një shumë e caktuar parash dhe ku nuk përfshihet ndonjë lojtar në këto negociata të mundshme të ndodhin së shpejti. Juan Mat dhe David Luiz qëndrojnë, ne nuk i shesim lojtarët kryesorë, nuk jemi Arsenali"."Unë do të tentoj që të përmirësoj ekipin dhe të shohim çfarë ndodh. Nga unë nuk do të ketë më komente për këtë çështje në shenjë respekti për Manchester United, kolegët e mi, David Moyes dhe lojtarët e mi"."Unë besoj në lojtarët e mi dhe jam i kënaqur me ta, e prandaj dua që të jem respektues pas kësaj oferte", ka deklaruar Mourinho.