Takim i nivelit të lartë Pakistan-Afganistan

Një zyrtar i lartë i Pakistanit do vizitojë Afganistanin me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve mes dy fqinjëve.Zyrtartari pakistanez, Sartaj Aziz, këshilltari i kryeministrit të Pakistanit, do të vizitoj Kabulin të shtunën për të biseduar me Presidentin afgan, Hamid Karzai rreth procesit të paqes në vendin e tij.Aziz  i ka thënë Associated Press se Islambadi ka “sado pak ndikim”, por nuk i kontrollon talibanët afganë.Kabuli ka kërkuar ndihmën e Pakistanit që të nxisë talibanët afganë të cilët fshihen në territorin e kësaj të fundit për të pranuar procesin e paqes.Vizita gjithashtu mund të krijoj mundësitë për një takim të propozuar në mes të liderëve të të dyja vendeve.Kjo është vizita e parë e nivelit të lartë në mes të Afganistanit dhe Pakistanit që prej mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare pakistaneze në maj.