Bushkolaj: Kosova tregoi garë të ndershme, ndërsa Shqipëria s’ka pasur zgjedhje reale që prej vitit 2015
I ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News”, gazetari Elkier Bushkolaj komentoi proceset zgjedhore në Kosovë dhe Shqipëri, duke theksuar dallimet e thella mes dy vendeve dhe duke shprehur zhgënjimin për mënyrën si u zhvilluan zgjedhjet e fundit në Shqipëri
" Paralelisht, në datën 9 nëntor u mbajtën zgjedhjet edhe në Kosovë dhe për fat të keq të gjithë i pamë të dy standartet edhe sesa mbrapa jemi ne edhe me atë votën e lirë.
Është e tmerrshme që të krahasosh Pejën me Vlorën, apo Prizrenin me një bashki tjetër në Shqipëri, apo Gjakovën me Mitrovicën dhe Gjilanin, për të parë se si atje u zhvillua gara, sesi çdo votë kishte vlerë dhe peshë, sesi deri në çastet e fundit nuk përcaktohej dot lehtë fituesi, sesi kandidatët kishin programe konkrete.
Në Shqipëri, nuk kisha përjetuar ndonjëherë kështu lloj zgjedhjesh, pavarësisht se ishin të pjesshme dhe në 5 bashki. Normalisht do të duhet të kishin atë rëndësinë që kanë zgjedhjet, për shkak të specifikës dhe rëndësisë që ka vota, por për fat të keq ishte një gabim ajo e Partisë Demokratike, mospjesëmarrja në këto zgjedhje. Kjo edhe u faktua sepse ajo e pjesëmarrje e ulët duhet lexuar edhe si një mesazh për qeverinë.
Me keqardhj të plotë e e them që në perceptimin tim zgjedhjet e fundit lokale në këtë vend për herë të fundit janë bërë në 2015 dhe prej asaj ne nuk kemi pasur më zgjedhje lokale", u shpreh Bushkolaj.
