Opozita nuk fitoi asnjë nga 5 bashkitë, Berisha: Me këtë qeveri s’bën dot zgjedhje. Farsë elektorale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2025, 17:11
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në pesë bashki të vendit, duke falënderuar kandidatët e pavarur për pjesëmarrjen e tyre në garë.
Berisha akuzoi qeverinë për manipulim të procesit, duke e cilësuar atë si një farsë elektorale.
“I falënderoj kandidatët e pavarur për pjesëmarrjen në zgjedhje. Kjo qeveri nuk bën dot zgjedhje.
Farsa është farsë, manovra është manovër,” – deklaroi Berisha.
Sipas tij, procesi zgjedhor i zhvilluar nuk përmbushi standardet demokratike dhe tregoi, siç tha ai, se “pushteti aktual nuk ka as vullnet e as aftësi për të organizuar zgjedhje të ndershme”.
