Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Alimehmeti: Sistemi politik ka rënë, Shqipëria po i largohet demokracisë
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti në një intervistë në Ora Neës u shpreh se në Shqipëri sistemi politik ka rënë.
Alimehmeti: Në Shqipëri sistemi politik ka rënë. Kemi një sistem politik të çalë.
Në kuptimin që nqs njerëzit nuk dalin dhe nuk votojnë tregojnë shumë qartë që nuk shohin një arsye tek dalja për të votuar.
Dhe kur themi nuk shohin një arsye tek dalja për të votuar do të thotë që është po aq përgjegjësi e pozitës dhe kryeministrit me sistemin elektoral që zhvillon dhe me pjesën sa i ka dekurajuar njerëzit për të votuar.
Siç është nga krahu tjetër i opozitës e cila nuk arrin dot të frymëzojë.
Dmth komplet sistemi politik ka rënë.
Tregon shumë qartë një rrugë që ka marrë Shqipëria për t’ju larguar Europës nga pikëpamja e demokracisë.
Sepse demokraci do të thotë të shkosh të votosh.
Nëse njerëzit nuk e gjejnë arsyetimin për të votuar patjetër ne do pyesim njerëzit në fund fare se at apse nuk votojnë por mendimi jonë, komenti që unë besoj deri diku qëndron pastaj mund të ketë specifika lokale të ndryshme por pak a shumë.
Pjesa e parë më e rëndësishmja është se çfarë ndërron nëse unë votoj.
