SPAK “i çon fjalë” Berishës për “21 janarin”
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2025, 14:19
SPAK i çon fletëthirrje Sali Berishës për 21 janarin. Ish-kryeministri është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10.00.
Fletëthirrja është dërguar në adresën e Parlamentit, selinë e Partisë Demokratike dhe në banesën e Berishës.
Raportohet se Berisha është thirrur në cilësinë e personit në dijeni.
Berisha ka mbajtur postin e kryeministrit gjatë demonstratës së 21 janarit 2011, kur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën disa të tjerë.
Më herët për 21 Janarin u paraqit në SPAK Lulzim Basha, i cili ishte Ministri i Brendshëm në detyrë në 21 janar 2011.
