Zgjedhjet në 5 bashki/ Qose: Procesi i qetë, në disa bashki rezultati më i thellë se në 11 maj

Deputeti i PS, Adi Qose në një intervistë në Ora News u shpreh se zgjedhjet e pjeshme vendore ishin një proces shumë I qetë.

Qose: Në radhë të parë mendoj se ajo që duhet theksuar është se kaluam një proces shumë të qetë.

Një proces shumë demokratik.

Ajo që vlen të theksohet është që qytetarët edhe njëherë rikonfirmuan besimin që i kanë dhënë PS më 11 maj duke votuar masivisht për kandidatët tonë në të pestat bashkitë.

Ajo që duket është se rezultati në disa bashki është thelluar nga rezultati i 11 majit.

Kjo tregon që për qytetarët shqiptarë tashmë ekziston vetëm një forcë politike në të cilën ato kanë besim që mund të bëjë më mirë punët e tyre.

Duhet të shikojmë faktorët që kanë ndikuar në këtë pjesëmarrje të ulët. Unë do ta ndaja në tre faktorë.

Mendoj që pjesa e parë ka të bëjë me zgjedhjet e pjesshme lokale.

Përgjithësisht në zgjedhjet në Shqipëri por jo vetëm ka gjithmonë një trend në rënie ku kemi të bëjmë me zgjedhjet lokale.

Kjo shtuar edhe faktin që janë zgjedhjet e pjeshme ka bërë që numri i qytetarëve që i drejtohen kutive të votimit të bjeri.

Faktori i dytë është ajo e të mos pasurit kandidat.

Në shumë nga bashkitë në të cilat ne kandiduam nuk kishte një kandidat të njohur nga opozita por kandidatë të pavarur të cilat mbështeteshin nga opozita.