Rama ndan pamje nga ndërtimi i gjimnazit “Sulejman Elezi” në Laknas: Shkollë moderne, me hapësira bashkëkohore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2025, 16:45
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga punimet për ndërtimin nga e para të gjimnazit “Sulejman Elezi” në Laknas.
Gjimnazi do të jetë një hapësirë për 800 nxënës me klasa bashkëkohore, terrene sportive dhe hapësira të gjelbërta.
“Në Laknas po ndërtohet nga e para gjimnazi modern “Sulejman Elezi”.
Një hapësirë e re për 800 nxënës, me: klasa bashkëkohore, terrene sportive, hapësira të gjelbra, panele diellore për energji të pastër”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.
