E FUNDIT/ Begaj dekreton ish-kryebashkiakun e Vlorës si ambasador të Zvicrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2025, 16:47

Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e zotit Ermal Dredha në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.