Kryebashkiaku më jetëgjatë, Gëzim Topçiu i Maliqit analizon garën e pjesshme të 9 nëntorit
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2025, 11:29
Kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, komentoi zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, ku Partia Socialiste shënoi një tjetër fitore të pastër ndaj opozitës.
“Pjesëmarrjen në këto zgjedhje e shikoj në kuptimin që kemi të bëjmë me zgjedhje të pjesshme ku kryetari i ri i bashkisë do të jetë për një periudhë të shkurtër.
Dhe e dyta nuk pashë në fakt që të kishte një fushatë të vrullshme nga kandidatët, gjë që bëri që edhe qytetarët vetë të mos i jepnin atë rëndësinë e duhur këtyre zgjedhjeve.
Dhe në këtë kuptim subjekti politik për të cilin garojnë është shumë i rëndësishëm në këto zgjedhje”, u shpreh kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME KRYEBASHKIAKUN E MALIQIT GËZIM TOPÇIU

