Zgjedhjet e pjesshme, Rama: 5 bashki, 5 fitore dhe 5 arsye më shumë për t’i falënderuar qytetarët. Krenar për PS-në

Kryeministri Edi Rama nuk e fsheh gëzimin e fitores së kandidatëve të Partisë Socialiste në 5 bashkitë e vendit në zgjedhjet e pjesshme që u zhvilluan këtë të diel.

REAGIMI I RAMËS

Zgjedhjet e pjesshme, Rama: 5 bashki, 5 fitore dhe 5 arsye më shumë

5 bashki, 5 fitore dhe 5 arsye më shumë për t’i falënderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk është se e stimulojnë pjesëmarrjen.

Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës;

Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave  dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës;

Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve.