Vendimi kushtetues për Veliajn/ Hasimja: Fushata nuk ka sesi të vazhdojë. Florian Binaj përmbysi strategjinë e PS-së
Analisti Ermal Hasimja komentoi në “Ora News” vendimin për shkarkimin e kryebashkiakut, duke e cilësuar atë të ligjshëm në bazë të nenit përkatës, dhe analizoi strategjinë e Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale, duke theksuar ndikimin e papritur të kandidatit të pavarur.
" Ata janë të zotët e punës. Për mua personalisht pa qenë jurist, mendoj që shkarkimi, pavarësisht problemeve procedurale që kishte, në thelb ishte ligjor.
Pika 3 e nenit përkatës, ku thuhet që 'shkarkohet kryetari nëse nuk vjen 3 muaj në punë', nuk ka asnjë lloj specifikimi ose përjashtimi nga rastet.
Pra, nuk ka ndonjë presje aty që të thotë përveç rastit kshu ose ashtu.
Përveç rasteve kur ligji nuk e specifikon, ai vendim, ai nen, vlen në vlerën e vetë absolute.
Gjithsesi vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet respektuar, ne thjesht mund të japim opinione nga jashtë.
Fushata nuk ka sesi të vazhdojë, nuk ka kuptim tani sepse nuk është se ka një plan. Nëse do të kishte një plan do të ishte në fakt nga PS-ja, jo nga opozita.
Nuk besoj se opozita e ka pasur me shumë presion ose nxitim çështjen e zgjedhjeve. Nga ana tjetër është PS-ja që e nisi me nxitim këtë çështje, por kam përshtypje se kur e ka nisur me nxitim e ka nisur me idenë e para për të mbaruar punë sa më shpejt, e dyta me idenë që do jetë një fitore e lehtë dhe e treta gjithashtu për të siguruar Tiranën sigurisht por edhe për ti treguar opinionit publik dhe elekoratit që partia është e fortë në Tiranë dhe nuk ka vjedhje votash nga fakti që kryebashkiaku socialisht është aktualisht prapa hekurave.
Kjo ka qenë pak a shumë strategjia e PS. Ky plan u përbys në momentin që doli një faktor tjetër aty që është kandidati i pavarur. Nuk ishte parashikuar", u shpreh Hasimja.
