Kantieri i punës në hyrje të Shkodrës/ Rama: Ndërhyrje dinjitoze që po transformon zonën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2025, 08:25
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i punës në hyrje të Shkodrës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilëson ndërhyrjen dinjitoze, dhe që po e transformon zonën.
“Mirëmëngjes dhe me kantierin e punës në hyrje të Shkodrës, një ndërhyrje dinjitoze që po transformon zonën me rrugë, shtigje për biçikleta, trotuare, ndriçim e shumë gjelbërim, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
