Beqiri: Veliaj nuk rikthehet më, duhet të jepte dorëheqjen sapo e përball me akuzat e drejtësisë!
Në “Drejt” nga Luan Rama, Evarist Beqiri, jurist tha se Erion Veliaj nuk ka gjasa për tu rikthyer, edhe pse është lejuar me vendim gjykate, ai nuk mund ta drejtojë bashkinë de facto.
Beqiri: Veliaj nuk ka gjasa për tu rikthyer, edhe pse është lejuar me vendim gjykate, ai nuk mund ta drejtojë bashkinë de facto. Por duhet të merremi edhe më interesin e qytetarëve. Veliaj po mban një pozicion shumë të rëndësishëm përballë drejtësisë. Kur shkon përballë prokurorëve ai shkon si kryetar bashkie.
Ne e kemi shumë të vështirë që të heqim dorë nga funksioni publik kur përballemi me drejtësinë, sepse mendoj se kur nisi kjo përballje duhet të kishte dhënë dorëheqje. Ishte i vetmi Fatos Nano që dha dorëheqje. Ne e kemi shumë të vështirë që të japim dorëheqje.
