PD-ja pagoi plot 1.42 mln euro për LaCivita në 4 muaj/ Publikohet dokumentet e dorëzuara në KQZ

Sipas dokumenteve zyrtare të dorëzuara nga Partia Demokratike e Shqipërisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për raportimin financiar të zgjedhjeve të 10 majit 2025, rezulton se kjo forcë politike ka bërë disa pagesa për shërbime “konsulence” ndaj kompanisë Advancing Strategies, të ndara në disa këste gjatë vitit 2025.

Fatura e parë është lëshuar më 31 janar 2025, me pagesë më 11 shkurt 2025, në vlerën 48 milionë e 200 mijë lekë.

Fatura e dytë mban datën 14 mars 2025, me pagesë më 16 mars 2025, në shumën 45 milionë e 950 mijë lekë.

Ndërsa fatura e tretë është lëshuar më 29 prill 2025, me pagesë më 26 maj 2025, në vlerën 43 milionë e 500 mijë lekë.

Të gjitha pagesat janë kryer me transfertë bankare dhe janë raportuar në kategorinë e “Konsulencës”, me përfitues Advancing Strategies.

Në të tre rastet, në kolonën “shuma e papaguar” figuron zero, çka tregon se pagesat janë ekzekutuar plotësisht.

Në total, Partia Demokratike ka paguar 137 milionë e 650 mijë lekë ndaj kompanisë Advancing Strategies për shërbime konsulence, gjatë periudhës janar–maj 2025.

 

Dokumenta bashkëngjitur