Avokati Rezart Kthupi shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Erion Veliajn

Në “Drejt” nga Luan Rama, Rezart Kthupi, avokat tha se si përfundim nga ana e Gjykatës Kushtetuese u mor një vendim i drejtë lidhur me Veliajn.

Kthupi: Mendoj se ishte një vendim i drejtë, gjykata në fund të ditës për një proces që zgjati goxha, ka arritur një interpretim të saktë për nenin e ligjit për qeverisjen vendore. Mendoj se ky përfundim nga ana e Gjykatës Kushtetuese është më i drejti i mundshmi.

Ka disa kritere kushtetuese se si shkarkohet një i zgjedhur vendor. Në nenin 62 kemi 3 germa, që janë përsëritje të nenit 115. Germa c qëndron më vete, që ka të bëjë për mosparaqitjen në detyrë për mbi 3 muaj. Nuk ka arsye pse kjo germë të futej në të njëjtin ligj që parashikon shkarkimin e të zgjedhurit vendorë. Kushtetuesja i dha të drejtë në të dyja rastet Veliajt.