Buxheti i vitit 2026/ Rama: Nga janari rritje pensionesh muaj për muaj përtej indeksimit (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se duke filluar nga janari i vitit 2026 pensionet do rriten çdo muaj përtej indeksimit vjetor. Me anë të një videomesazhi në rrjetet sociale, Rama theksoi se ky mandat do të jetë ai i rritjes së pensioneve duke e çuar pensionin e plotë në 400 mijë lekë të vjetra deri në fund të mandatit.
Kryeministri theksoi gjithashtu se qeveria i ka përcjellë Kuvendit projektbuxhetin për vitin 2026, ku parashikohet jo vetëm shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, por edhe nisja e një rritjeje të vazhdueshme mujore të pensioneve, përtej indeksimit të zakonshëm vjetor.
“Mbrëmë i përcollëm kuvendit pr.buxhetin 2026. Jam i lumtur sot tu them pensionistëve se siç u zotuam në zgjedhje ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve. Kjo është pjesa më e vështirë e politikës financiare të një vendi, pensionet.
Por më në fund, pikërisht se nuk jemi më ai vendi që mezi mbahej në këmbë, jemi vend me ekonomi të qëndrueshme, mund ta bëjmë atë për të cilën u zotuam. Të rrisim vit pas viti të risim pensionet sipas objektivave të shpallura për çdo kategori. Këtë dhjetor do marrin bonusin, duke nisur nga janari do kenë rritej të shtrirë muaj për muaj, mbi indeksimin e përvitshëm.
Sipas kategorive. Në fund të mandati duhet të arrijmë që pensioni mestar të rritet si më poshtë, urban të shkojë 40 mijë lekë të reja nga 27 mijë e 350 lekë që është sot, urban i pjesshëm të shkojë 22 mijë lekë nga 15.800 lekë sot, pensioni rural me vite të plota 18000 lekë nga 11500 lekë sot, pensioni familjar do shkojë 18 mijë lekë nga 11 400 lekë sot, pensioni i invalidëve do rritet në 30 mijë lekë nga 20 mijë lekë sot. Prandaj, nga janari i vitit 2026 pensionet do rriten çdo muaj si vijoj, përtej indeksimit vjetro që do të jetë tjetër gjë”, thotë Rama.
