Debate në Komisione për draftin për barazinë gjinore, Shehu: Tërhiquni sa nuk jeni vonë, po krijoni një problem të madh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2025, 11:03
Drafti për barazinë gjinore, po shkakton debate mes mazhorancës dhe opozitës në mbledhjet e komisioneve parlamentare.
Pasi u miratua në Komisionin e Ligjeve, debatet të forta drafti shkaktoi në Komisionin e Jashtëm.
Deputeti demokrat Tritan Shehu, i bëri thirrje mazhorancës që të tërhiqen nga kjo nismë sa nuk do jetë vonë.
“Ky ligj s’ka lidhje me ligjin kundër diskriminimit, atje ndahen gjërat dhe konceptet për gjininë.
Tërhiquni sa nuk jeni vonë, po krijoni një problem të madh social ”, u shpreh Tritan Shehu.
NDIQNI DEBATET PËR PROJEKTLIGJIN PËR BARAZINË GJINORE NË KOMISIONIN E JASHTËM

