Veliaj kryetar në burg/ Gërdupi: Kushtetuesja kishte të drejtë për ta marrë në shqyrtim çështjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2025, 21:44
Në “Drejt” nga Luan Rama, Ili Gërdupi, avokat tha se në rastin e themelit gjyqtarët kushtetues u ndanë 5 me 3 në numrin minimal për të pranuar kërkesën e Veliajt.
Gërdupi: Në rastin e themelit gjyqtarët u ndanë 5 me 3 në numrin minimal për të pranuar kërkesën e Veliajt dhe nëse do të do të ishte 4 me 4 çështja do të ishte rrëzuar. Ndërkohë që në raport me juridiksionin gjyqtarët njëzëri kishin vendosur që kjo çështje duhet të shqyrtohej nga Kushtetuesja.
Gjykata rishprehet lidhur me gjykimin Kushtetues. Kushtetuesja kishte të drejtë për ta marrë në shqyrtim çështjen dhe për të vendosur lidhur me shkarkimin e të zgjedhurve vendorë. Kjo nuk ishte një çështje administrative, por kushtetuese, edhe pse presidenca nuk ishte dakord.
