Podgorica: Nano kishte një frymë ndryshe nga të tjerët, ishte politikan dhe njeri i batutës inteligjente

Në “Drejt” nga Luan Rama, Gëzim Podgorica, ish-ambasador tha se Fatos Nano kishte një frymë ndryshe nga të tjerët, dhe se ishte politikan dhe njeri i batutës inteligjente

Podgorica: Për herë të parë kemi takuar Nanon dhe një grup tjetër ishte Maqo Lakrori, Spiro Dede dhe me radhë, që përpiqeshin për të futur një frymë të re. Fatosi ishte një person me frymë ndryshe, dukej nga mendimet dhe avancimet që jepte. Unë e kam parë me simpati qysh në fillim.

Në pjesën miqësore na ka ulur Fatmir Kumbaro, një mik i vjetër i të gjithëve ne. Ishte një personalitet i mendimit. Nga aty ne kemi lexuar Fatosin e vërtetë, që ishte politikan dhe i batutës inteligjente. E kishte edhe atë ndjesinë e vetëpërkëdheljen, por të pranueshme.