Haliti: Nanon e kam takuar qysh në 1991, kam mësuar shumë nga mënyra se si e modernizoi PS-në

Në “Drejt” nga Luan Rama, Xhavit Haliti, ish-deputet i PDK-së  tha se e ka takuar Fatos Nano qysh në fillim në vitin 1991 dhe ka mësuar shumë nga ai.

Haliti: E kam parë momentin që është zgjedhur Nano kryeministër i Shqipërisë, por kemi filluar takime dhe kemi ndenjur në periudhën 1991. Kemi ndenjur shumë bashkë, dhe rrinim me atë pjesën e kryesisë që për mua kanë qenë akademi politike.

Ne ishim mësuar duke dëgjuar për partia po gatishmëri për luftë, teksa më dukej e çuditshme kur dëgjoja bisedat e anëtarëve të partisë, preokupimet ishin në kundërshtim me atë që mendoja se funksiononin këtu. Unë erdha në Shqipëri kur filloi tranzicioni. Ka ndikuar shumë pozitivisht në formimi politik ajo që kam ndjekur punën e angazhimin e kryesisë së PS-së drejt orientimit perëndimor.