Xhixho: TVSH-ja 20% për produktet e shportës po dëmton qytetarët. Drafti i PL-së parashikon uljen në 5 % për 23 produkte ushqimore bazë
Deputeja dhe njëherësh Zëvendëspresidente e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në studion e lajmeve në "Ora News" foli mbi projektligjin e TVSH-së të propozuar nga partia që ajo përfaqëson në Kuvend.
Drafti parashikon uljen e TVSH-së nga 20 % në 5 % për 23 produkte ushqimore bazë të shportës.
"Shqipëria sipas vetë Eurostatit i ka 50% më të shtrenjta çmimet e shportës në Rajon. pra, situata e çmimeve sot është në stratosferë dhe është e papërballueshme për qytetarët.
Dhe kjo ësht një ndër arsyet e parashtruara në relacionin bashkëngjitur projektligjit të depozituar në Kuvend. Pra, bëhet fjalë jo vetëm për familjet, por edhe për pensionistët që kanë sot një pension mesatar prej 170 eurosh në muaj dhe i pothuajse i gjithë buxheti familjar shkon për ushqime.
Maqedonia e Veriut e ka TVSH-në për shportën 5 %, Kosova e ka 8 %, Mali i Zi e ka 7 %, Greqia 6%.
Dhe buxheti i shtetit që qeveria e reklamon se është rritur është rritur pikërsih se është rritur çmimi i këtyre produkteve.
Dhe në kushtet e një inflacioni kaq të lartë, në kushtet e rritjes kaq të madhe të çmimeve nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga ana e qeverisë për të siguruar një çmim të arsyeshëm të këtyre produkteve bazë për familjet shqiptare", u shpreh ndër të tjera Erisa Xhixho.
23 produktet që përfshihen në uljen e TVSH-së:

Bukë
Miell gruri
Oriz
Makarona
Vaj ushqimor
Sheqer i bardhë
Kripë e jodizuar
Qumësht / Kos
Djathë i bardhë
Vezë të freskëta
Mish
Peshk
Patate
Qepë
Hudhra
Fasule të thata
Thjerrëza
Bizele
Karrota
Domate
Fruta
Ujë i ambalazhuar
VIDEO- NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE ME DEPUTETEN ERISA XHIXHO

