Renee Alway arrestohet përsëri
Ish finalistja e `America`s Next Top Model` Renee Alway është arrestuar sërish, por këtë herë, me një akuzë tjetër. Ajo është arrestuar më 28 qershor pasi ka qenë e dyshuar për mashtrim, vjedhje, përdorim të lëndëve narkotike, e të tjera krime të kryera. Persona të afërt me Renee janë shprehur se dëshirat e vetme të saj janë pasuria dhe fama, por duket se ajo nuk ka arritur qëllimin që kishte në jetë dhe kjo gjë e shtyn të kërkojë famë në mënyra të gabuara.
Ajo duhej të paraqitej në gjykatë sot për të marrë vendimin e gjykatësit, por modelja nuk ka preferuar të hapte as telefonin. Kjo gjë e shtyu punonjësit e policisë të shkonte tek shtëpia e saj për të parë nëse gjithçka shkonte mirë, por aty nuk ndodhej asnjeri.
Policët filluan të pyesnin fqinjët dhe disa prej tyre konfirmuan se nuk e kishin parë për një kohë të gjatë, dhe të tjerë thanë se panë dikë të dyshimtë të fshihej tek garazhi, dikë që i ngjante Renee-se.
Pas kërkimeve të shumta , ajo u gjet por bëri 6 orë rezistence duke arritur, jo vetëm që akuzat e dikurshme të rëndoheshin, por të shtoheshin dhe të tjera. Pasi u vu në pranga u kuptua se ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe jo e ndërgjegjshme.Edhe pse hetimet vazhdojnë, momentalisht modelja ndodhet në burg duke pritur sëancë tjetër gjyqësore.