Catherine Zeta Jones tregon këmbet në tapetin e kuq
Pas përfundimit të xhirimeve të filmit të saj më të fundit Catherine ka qenë e pranishme në promovimin e dytë të filmit të saj më të fundit RED 2 . 43 vjeçarja e cila dukej rrezëllitëse në tapetin e kuq , sërish vazhdoi të linte pa fjalë të pranishmit me format e saj trupore.
Ajo u shfaq me një fustan të zi dhe të hapur në pjesën e poshtme për të nxjerrë në pah këmbët e saj të tonifikuara. Në një pyetje që ju bë rreth sekretit të trupit të saj aktorja arriti ta përmblidhte vetëm me një fjali duke thënë : " Shumë vullnet dhe sport”.
Më pas Catherine la tapetin e kuq për të ecur në rrugët e Neë Yourkut duke vërtetuar kështu, edhe një herë thjeshtësinë e saj , si dhe duke mos ngurruar të jepte autografe apo të bënte foto me fansat e saj që e ndiqnin.