Brad Pitt dhe Angelina Jolie martesë në anije

Angelina dhe Brad kanë dhënë lajmin se do të martohen në një anije. Ata pranuan se nuk i kishte shkuar në mendje kjo gjë, pasi aktoret kishin vendosur të martoheshin në një zone rurale të Francës , derisa djali i tyre 11-vjeçar Madoxx, i tregoi një fotografi të Carnell Estate, ku ata kishin qëndruar disa kohe më parë  dhe i kishte pëlqyer.Të dy së bashku kanë nisur pregatitjet e dasmës duke lënë pas të gjitha angazhimet e tjera dhe duke u përqëndruar vetëm tek martesa. Një burim ka pohuar se anija ku do të martoheshin mund të mbante vetëm 50 veta të cilët do të ishin miqtë dhe familjarët.Dëshira e tyre është që gjithçka të jetë private dhe nuk do të lejojnë asnjë gazetar apo fotograf të qëndrojë pranë.Brad dhe Angelina ende nuk kane dhënë një datë të saktë, por mendohet të martohen në fundin e kësaj vere, në mënyrë që muajin e mjaltit çifti të ketë mundësi ta shijojë në bregdetin e ndonjë ishulli.