Bëjnë 6 fëmijë për të përfituar shtëpi, tani s’kanë me çfarë të jetojnë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2013, 09:25
26-vjeçarja Maggie Flisher dhe bashkëshorti i saj Gavin, që të dy të papunë kërkuan ndërhyrjen e mediave kombëtare angleze, për të bërë një kërkesë të çuditshme, të kenë një shtëpi të re.
Në një intervistë për Daiy Mail, ata u shprehën se nuk mund të blejnë një shtëpi pasi janë të papunë prandaj kërkojnë ndihmë.
Tashmë që kanë 6 fëmijë dhe vështirësi të shumta ekonomike, nuk arrijnë dot të jetojnë vetëm në një dhomë, kështu që kërkojnë një apartament të ri.
