Shkrumbohet një makinë e parkuar në Lezhë

Një automjet u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.

Mjeti është shkrumbuar tërësisht, por nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas të dhënave paraprake, makina ishte e parkuar në momentin e incidentit.

Dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.