Basha: Nevojitet reagim i ashpër ndaj tentativave për vetëgjyqësi
Eksperti i sigurisë, Faik Basha, ka komentuar ngjarjen e rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja gjatë një interviste në emisionin Epiqendër në Ora News, me gazetaren Sonila Musai.
Ai theksoi nevojën për përmirësime të menjëhershme në infrastrukturën dhe sigurinë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
"Duhet një ndërtesë e përshtatshme, e ndërtuar enkas për sistemin e drejtësisë, që të jetë e përshtatshme për këtë lloj shërbimi," – u shpreh Basha, duke nënvizuar rëndësinë e kushteve të sigurta dhe profesionale për gjyqtarët dhe stafin gjyqësor.
Por, sipas tij, nuk është vetëm infrastruktura ajo që ka rëndësi, por edhe sjellja dhe reagimi i qytetarëve në një shoqëri demokratike. "Reagimi i qytetarëve është thelbësor.
Tentativat për vetëgjyqësi duhet të marrin dënim maksimal nga drejtësia, në mënyrë që të mos krijohet precedent dhe të ruhet sundimi i ligjit," – shtoi eksperti i sigurisë.
