Ngjarja e rëndë në Gjykatën e Apelit/ Andoni: Nëse Kuvendi do të kishte ligje më të mira, problemet do të ishin më të vogla

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, analisti Ben Andoni theksoi se ngjarja tragjike në Gjykatën e Apelit nuk është thjesht pasojë e dhunës së momentit, por produkt i mungesës së reformave të hershme ligjore dhe zvarritjes së problemeve të pronësisë që nga fillimi i viteve ’90.

" Gjithmonë ne merremi me pasojat. Ju thatë në mes të Tiranës dhe këtu ka një lloj paragjykimi. Edhe sikur të ndodhte në mes të Peqinit, në mes të një qyteti akoma më të vogël ose një lokaliteti shumë të vogël, kjo nuk do të kishte rëndësinë e Tiranës.

Janë shkaqet të cilat ne nuk mundemi dot që të futemi brenda. E para është përballja jonë me të drejtën, e dyta është përballja jonë me sensin demokratik.

Po ta keni parë me kujdes, nëse ne do të merreshim si duhet me ligjet tona, që do të thotë nëse parlamenti jonë do i paraprinte me ligje të mira, nëse që në fillim të viteve 90 do të kishin zgjidhur në pjesën ligjore mbarëvajtjen e pronës, jo që nuk do të kishte probleme në Shqipëri, por problemet do të ishin shumë më të vogla sesa ato janë në këtë moment.

Vrasjet nga pronat direkt ose indirekt kanë kaluar vrasjet e presupozuara në kohën e komunizmit, sepse edhe ato kanë një sferë shumë të madhe dhe me kohën e komunizmit edhe neve mundohemi që të abuzojmë jashtëzakonisht shumë.

Në qoftë se ti, pushteti legjislativ nuk i paraprin pushtetit civil dhe pjesës që lidhet me ligjet e të tjerat, ne do të kemi raste të tilla edhe me vonë, në një formë ose në një formë tjetër ", u shpreh Andoni.