Sistemi i kontrollit me detektorë metalikë jashtë funksionit në Apel, ja kancelarja përgjegjëse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2025, 16:40
Sipas burimeve të Ora News nga Gjykata e apelit në Tiranë, sistemi i kontrollit dhe detektorët metalikë ishin jashtë funksionit dhe kushdo mund të futej brenda lirisht, pa u kontrolluar.
Përgjegjëse për sistemin e kontrollit është kancelarja e gjykatës Lertida Balili.
Ndërkohë mësohet se për këtë situatë nuk ka pasur një raportim dhe nuk janë masa edhe pse kërkohej një nivel i caktuar në gjykatë.
Ndoshta nëse sistemi i sigurisë do të ishte në rregull dhe do të zbatohej protokolli i sigurisë, vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja mund të ishte parandaluar.
