Softa: Gjyqtarët që trajtojnë çështje të ndjeshme kanë nevojë për masa shtesë sigurie

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka komentuar ngjarjen tronditëse të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, duke vënë theksin te mungesa e masave të duhura të sigurisë në institucionet e drejtësisë.

I ftuar në emisionin Epiqendër në Ora News, me gazetaren Sonila Musai, Softa tha se kjo ngjarje është një goditje e rëndë për sistemin e drejtësisë dhe për sigurinë kombëtare në tërësi.

"Kur kemi një klasifikim të objekteve të sigurisë si të veçanta, përcaktohet qartë edhe mënyra e ruajtjes së tyre, si dhe ndërtimi i sistemit të mbrojtjes.

Në këtë rast, kemi të bëjmë me një institucion që duhet të kishte mbrojtje të shtuar," – u shpreh ai.

Sipas Softës, gjyqtarët që trajtojnë çështje sensitive apo dosje me rrezikshmëri të lartë, janë subjekte që kërkojnë masa shtesë sigurie, për të shmangur kërcënimet apo atentatet ndaj tyre.