Psikologia Loreta Caka: Dhu*a në emër të drejtësisë nuk është drejtësi

Pas ngjarjes tragjike të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, psikologja Loreta Caka, e ftuar në emisionin Epiqendër në Ora News me gazetaren Sonila Musai, foli për pasojat emocionale dhe psikologjike që lindin nga konfliktet e thella në shoqëri.

"Dhuna në emër të drejtësisë nuk është drejtësi," – theksoi Caka, duke nënvizuar rëndësinë e kontrollit emocional dhe qasjes së matur në zgjidhjen e konflikteve.

Ajo shtoi se plagët emocionale që lindin nga këto situata kërkojnë kujdes dhe këshillim profesional. Caka theksoi se sistemi i drejtësisë kërkon durim dhe besim, dhe se zgjidhjet e shpejta me gjak dhe dhunë nuk sjellin drejtësi.