Tragjedia në Gjykatën e Apelit/ Shella: Godina ka qenë repart zjarrëfikës, e papërshtatshme për të qenë gjykatë

Pas ngjarjes tragjike të djeshme ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, drejtori i INFOCIP, Gerti Shella, akuzoi situatën dramatike në Gjykatën e Apelit, duke lidhur tragjedinë me mangësitë strukturore dhe pasojat e reformës gjyqësore.

" Kjo është kulminacioni i një situate dramatike me të cilën përballet Gjykata e Apelit me reformën gjyqësore dhe me reformën e rretheve gjyqësore.

Ajo godinë nuk është dizenjuar për të qenë gjykatë. Ajo ka qenë një repart zjarrëfikës. Është përshtatur për të akomoduar në një kohë tjetër disa gjyqtarë.

Herë bëheshin 19, herë 20, herë 22, kjo ka qenë maksimumi që ka pasur ajo gjyqtarë si trup gjyqsore nga 32 që duhet të kishte me dekret.

Gjykatat u pakësuan, personeli gjyqësor u pakësua për shkak të vetingut dhe ngelen 2-3 kokrra në çdo nga këto Gjykatat e Apelit, 5 përveç Tiranës që kemi pasur deri në shkurt të vitit 2023. Reforma gjyqësore parashikon që nuk mund të ketë Gjykatë Apeli me më pak se 10 gjyqtarë. I ranë shkurt nën etiketimin e një reforme të retheve gjyqësore. Ç'kishin mbetur 2 kokrra në Korçë, 6 gjyqtarë në Shkodër, etj, u mblodhën në Tiranë.

Aktualisht kjo godinë e cila presupozohet të mbajë 78 gjyqtarë, arrin të akomodojë me zor të madh 28 gjyqtarë", u shpreh Shella.